Ora 17:00 e ditës së sotme ka shënuar zyrtarisht karantinimin e Prishtinës.
20 raste të reja me coronavirus janë konfirmuar dje në Prishtinë kanë bërë që ministria e Shëndetësisë të karantinojë kryeqytetin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lagjet Mati 1 (Rruga Ndue Perlleshi), Tophane (rruga Lidhja e Prizrenit) dhe Veternik në Komunën e Prishtinës, janë shpallur vatra të përhapjes së infeksionit.
Hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës janë ndaluar, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë.
Që nga 13 marsi kur ishin paraqitur të infektuarit e parë deri me tani, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 283.
Po ashtu shtatë persona kanë vdekur.
Ndërkaq 52 pacientë janë shëruar tërësisht nga virusi. /Telegrafi/