Klubi italian, Roma ia ka rinovuar edhe për shumë vite kontratën mesfushorit italian, Lorenzo Pellegrini.
Pellegrini ishte në fundin e kontratës që do t’i skadonte verën e ardhshme dhe kishte muaj që ai dhe drejtuesit e klubit po bisedonin për rinovimin e saj.
Pas muajve konsultime ka ardhur edhe marrëveshja e cila e zgjat edhe për pesë vite tjera qëndrimin e Pellegrinit në Olimpico.
???? @LorePelle7 ???????? pic.twitter.com/t2Jyc1dO6f
— AS Roma (@OfficialASRoma) October 2, 2021
Sot (e shtunë), Roma ka konfirmuar zyrtarisht zgjatjen e kontratës së Pellegrinit deri në verën e vitit 2026.
“Roma është e lumtur të njoftojë se kapiteni i klubit Lorenzo Pellegrini ka rënë dakord për një kontratë të re afatgjatë me Giallorossët”.
“Pellegrini, 25 vjeç, ka nënshkruar një zgjatje gati pesëvjeçare me klubin që zgjat qëndrimin deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e Romës.
“Being a Rome-born, Roma fan, Lorenzo shares a bond with the club that makes him a pillar of what we are building."#ASRoma | #Pellegrini2026????️
— AS Roma English (@ASRomaEN) October 2, 2021
I lumtur me rinovimin e kontratës është ndarë edhe mesfushori kreativ italian.
“Është e pamundur për mua të shpjegoj këtë ndjenjë, është ajo që kam dashur gjithmonë – të çimentoj këtë lidhje midis meje dhe ekipit tim dhe qytetit tim”, ka thënë Pellegrini pas rinovimit.
Ndryshe, reprezentuesi italian ka bërë 161 paraqitje për klubin e tij të fëmijërisë deri më tani në të gjitha garat, duke shënuar 25 gola.
Much more to come… ????
#ASRoma | #Pellegrini2026????️ pic.twitter.com/Swo1IvfOuU— AS Roma English (@ASRomaEN) October 2, 2021