Ronela Hajati ka publikuar këngën e re bashkë me videoklip.
Kënga erdhi në bashkëpunim me Klement dhe mban titullin “Leje”.
Teksti dhe melodia u realizuan nga vet Ronela, muzika nga Big Deal Records që po ashtu është producent i këngës, ndërsa videoklipi u realizua nga Sebastian Production.
Kënga është publikuar në kanalin zyrtar në YouTube dhe në të gjitha platformat e tjera.
Ndërkohë, Ronela paraqitet mjaft joshëse dhe unike në videoklipin e ri, me disa dukje të ndryshme.
Ndryshe, edhe ky vit ka qenë i angazhuar për artisten e cila krahas projekteve të reja ka mbajtur koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.