Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: Gentrit Dumani, lojtar i ri i Prishtinës

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Gentrit Dumani, i cili në sezonin e fundit luajti te Malisheva.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime këtë verë, pasi tashmë ka zyrtarizuar edhe prurjen e shtatë deri tani.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur Dumani, i cili ka luajtur në shumë skuadra në futbollin e Kosovës, ndër to edhe te Prishtina në të kaluarën, ndërsa së fundmi djersiti fanellën e Malishevës.

Transferimin e Dumanit e ka konfirmuar vet faqja zyrtare e klubit, me të cilën mbrojtësi ka dhënë edhe një intervistë në lidhje me ambiciet.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës

????????????????̈???????????????????????? ???????????????????????????? ????????????????????????!

Futbollisti që aktivizohet si mbrojtës i majtë, Gentrit Dumani, ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me FC Prishtinën.

28-vjeçari në edicionin e fundit u aktivizua për Malishevën në Superligë duke qenë ndër lojtarët kryesor të këtij ekipi.

Gentriti edhe më parë ka qenë pjesë e FC Prishtinës në vitet 2015-18 me ç’rast i ka fituar edhe dy Kupa të Kosovës dhe një trofe të Superkupës.

Dumani është futbollist që ka përvojë të madhe në futbollin e Kosovës pasi që krahas Prishtinës dhe Malishevës, është aktivuar edhe me Flamurtarin, Drenicën dhe Fushë Kosovën.

Ai u shpreh i entuziazmuar me rikthimin te Prishtina teksa e ka dhënë edhe një prononcim për faqen zyrtare të klubit tonë.

???????????????????????????????? – Po rikthehem te Prishtina pas katër viteve dhe po ndjehem sikurse në shtëpinë time. Pas ofertës së Prishtinës, nuk jam menduar dy herë pasi që është klubi më i madh dhe më i trofeshëm në Kosovë.

????????̈???????????????? ???????????????????????????????? – Prishtina gjithmonë synon kreun e tabelës. Edhe në këtë edicion pretendojmë që ta fitojmë titullin kampion dhe më pas pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare. Besoj se me punë dhe me angazhim do t’i arrijmë synimet së bashku.

???????????????????????????? ???????????????????????????????????????? – Si fillim synojmë që të përgatitemi sa më mirë për ta nisur kampionatin furishëm. Shpresoj se nuk do të kemi lëndime gjatë fazës përgatitore. Prishtinës dhe tifozëve të flaktë “Plisave” i’u premtoj më të mirën time në çdo ndeshje.

Exit mobile version