Artistët shqiptarë, Uki dhe Krusita, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Aman” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë sjell të kompletuar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet këngëtari Latifi, kurse për producimin u përkujdes Brilantini dhe Çekiçi.
Miksimi dhe masterizimi ndërkaq u realizua nga Johan Bejerholm.
Klipi i dyshes është realizuar pranë një bregdeti nga produksioni i njohur, XL Films.
Kjo është hera e parë që të njëjtit kanë bashkuar forcat për një këngë dhe për pak kohë kanë mbledhur mijëra klikime.
Të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në kanalin YouTube.