Site icon PrishtinaPress

Zyrtare: Drenica prezanton trajnerin e ri

Sunaj Keçi do të jetë timonieri i ri i Drenicës, që për herë të parë do të garojë në Ligën e Parë.

Këtë klubi drenicas e ka bërë të ditur në rrjetat sociale, duke shtuar se kontrata do të jetë njëvjeçare, transmeton Klankosova.tv.

“Në ambientet e Klubit Futbollistik ‘Drenica’, sot Presidenti i klubit, z.Gëzim Ramadani , ka prezantuar kryetrajnerin e skuadrës për edicionin e ri 2023/24, Sunaj Keçin”, thuhet në njoftim.

Keçi me parë ka drejtuar Hajvalinë, Flamurtarin , kurse ka qenë edhe ndihmëstrajner të FC Llapi për një kohë të gjatë.

Drenica potencoi se po vazhdon punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ri, dhe së shpejti do të prezantohen afrimet dhe përforcimet e klubit.

Exit mobile version