Site icon PrishtinaPress

Dialogu, Lajçak: Marrëveshja e marsit ishte moment historik, por gjërat ndryshuan pas zgjedhjeve në veri

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosalav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e marsit në Ohër ishte një moment historik për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një intervistë për gazetën austriake “Kurier”, deklaroi se rrugës ka pengesa, duke përmendur kështu edhe zgjedhjet e prillit, zgjedhje këto që u mbajtën në katër komuna me shumicë serbe.

“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge që ne nuk duhet të shkelim. Zgjedhjet lokale të prillit ishin një dhe për fat të keq ne i kemi shkelur ato”, tha ai.

Më tutje, Lakçak tha se aktualisht fokusi i BE-së është tek menaxhimi i krizës e jo tek normalizimi.

“Aktualisht fokusi ynë nuk është te normalizimi, por te menaxhimi i krizës”, tha më tutje ai.

Exit mobile version