Site icon PrishtinaPress

Zyberaj i përgjigjet Presidentes: Ndoshta po e kupton që Kurti s’po ia jep mandatin e dytë

Zyrtari i AKR-së, Jetlir Zyberaj i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani që paralajmëroi veprime ligjore ndaj për shkak të një deklarate. Ai tha se hedhja poshtë e kritikave si propagandë është bërë një taktikë kryesore e regjimit, shkruan Gazeta Express.

“Në Kosovë, si në të gjitha regjimet populiste, hedhja poshtë e kritikave si propagandë është bërë një taktikë kryesore e regjimit.Ky model është i dukshëm në disa zhvillime të fundit. Së pari, çdo përmendje e përjashtimit të Asociacionit të Komunave Serbe nga marrëveshja e njohjes reciproke fillimisht ishte etiketuar si propagandë serbe. U deshën disa muaj që Presidentja ta pranonte këtë fakt, pasi ndoshta po e kupton që Kurti nuk ia jep mandatin e dytë, jo shkaku sikletit për Kosovën që ka”, tha ai.

Tutje, Zyberaj deklaroi se “kategorizimi i përgjithshëm i të gjithë zërave kundërshtues si propagandë serbe shërben për të mbytur çdo kritikë që nuk përputhet me axhendën e Presidentës”.

“Së dyti, pohimi se Kosova është nën sanksione u hodh poshtë si propagandë serbe. Pavarësisht këtij mohimi, sanksionet vazhdojnë, madje edhe ata që janë në pushtet tani po kërkojnë heqjen e tyre. Ky ndryshim nënvizon realitetin se shkarkimi fillestar ishte më shumë për kontrollin e narrativës sesa adresimin e çështjes.  Së fundi, kategorizimi i përgjithshëm i të gjithë zërave kundërshtues si propagandë serbe shërben për të mbytur çdo kritikë që nuk përputhet me axhendën e Presidentës.  Gjumi spo i zënë çka me quajt propagandë serbe!”, tha ai.

Fillimisht Zyberaj kishte reaguar pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me djalin e heroit Afrim Bunjaku.

“Djalin e heroit Afrim Bunjaku shume mire qe e ke taku. A i tregove qe terroristet qe ia vrane baben, kane negociu dhe jane leju prej qeverise tande e te Albinit me u largu pa nje therre ne kambe?”, tha Zyberaj.

Pastaj, reagoi Bekim Kupina, këshilltar I presidentes Vjosa Osmani. Ai tha se presidentja do të ndërmarr veprime ligjore ndaj Zyberaj për shkak që siç tha ai, deklaratave shpifëse.

‘Përtej qëllimit të ulët e propagandistik, një deklaratë e tillë përbën shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit”, tha Kupina.  

Exit mobile version