Site icon PrishtinaPress

Osmani uron presidentin e ri salvadorian, i thotë se mund të mbështetet te Kosova si një partner i fortë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e rizgjedhur të El Salvadorit, Nayib Bukele.

E para e vendit tha për presidentin e ri në një postim në X, se udhëheqja e tij të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian.

Po ashtu, Osmani shtoi El Salvadori mund të mbështetet te Kosova, si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

“Urime President Nayib Bukele! Urimet më të mira në mandatin tuaj të ri si President i El Salvadorit. Udhëheqja juaj le të vazhdojë të sjellë prosperitet, unitet dhe shpresë për popullin salvadorian! Ju mund të mbështeteni në Republikën e Kosovës si një partner i fortë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta!”, shkroi Osmani në X.

Exit mobile version