Site icon PrishtinaPress

Zotimi i Kosovës për statutin e Asociacionit, Vuçiq e quan “mashtrim të radhës”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar letrën e Kosovës dërguar KiE-së në të cilën është zotuar për përgatitjen e një statuti të Asociacionit.

Vuçiq ka thënë se ky “është një mashtrim dhe një përpjekje joserioze”, duke thënë se statutin duhet të bëjë Serbia.

Kush jeni ju që do të dërgoni tekstin tuaj? Në marrëveshjen e Brukselit është mjaft e qartë se këtë duhet ta bëjë menaxhmenti i Serbisë ose nëse jemi dakord, siç jemi dakorduar kontekstualisht, konceptualisht dhe në parim, që të jetë teksti i dorëzuar nga BE-ja.” – ka thënë ai siç raporton Tanjug.

Exit mobile version