Site icon PrishtinaPress

Nga një muaj paraburgim për babë e bir nga Lipjani për shtytje në vetëvr’asje

Është caktuar masa e paraburgimit  kundër të pandehurve S.T dhe A.T  për veprën  penale Shtytje në vetëvrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur  lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.T dhe A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Shtytje në vetëvrasje”.

Të pandehurit në fjalë dyshohen se e kanë shtyrë për vetëvrasje një person të martën e kësaj jave në Graçanicë.

“Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurve  S.T dhe A.T,  andaj caktimi i masës së paraburgimit është i domosdoshëm, sepse nëse ë pandehurit  lihen në liri,  mund të ndikojnë  tek  dëshmitarët që të ndryshojnë dëshmitë e tyre dhe në këtë mënyrë, të njëjtit  do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës  Themelore në Prishtinë. 

Exit mobile version