Site icon PrishtinaPress

Zjarr në Vlorë, digjen në prag të vjeljes 100 rrënjë me ullinj

Në prag të sezonit të vjeljes, një sipërfaqe me ullinj shekullorë është djegur në lagjen Partizani në Vlorë. Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë  rreth 100rrënjë ullinj, teksa dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Nga flakët është rrezikuar edhe një banesë, në të cilën fatmirësisht nuk gjenden banorë.

Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe bimësisë lehtësisht të djegshme. Nga grupet e emergjencave civile janë dërguar në terren dy automjete zjarrëfikse, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë grupet hetimore po punojnë edhe për identifikimin e personave përgjegjës të shkaktimit të zjarrit.

Exit mobile version