Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit në Bruksel, ndalesa e radhës do të jetë kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana.
Presidentja e BE-së arrin në Tiranë të mërkurën, më 23 tetor, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, shkruan CNA, transmeton Klankosova.tv.
Më pas, von der Leyan do të vazhdojë turin në Maqedoninë e Veriut, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.