Zidane shkruan historinë, ky është super rekordi që ka thyer

Zidane po shkruan historinë edhe si trajner.

Real Madridi në krye me teknikun francez ka arritur të fitojë përsëri titullin e Ligës së Kampionëve.

Real Madrid ka fituar ndaj Liverpoolit me rezultatin e thellë 3-1.

Benzema dhe Bale shënuar për skuadrën e Real Madridit, kurse Sadio Mane për Liverpoolin.

Fytyra tragjike e këtij takimi ishte portieri i Liverpoolit, Karius i cili bëri dy gabime të tmerrshme – duke i mundësuar kështu madrilenëve titullin e tretë radhazi.

Zinedine Zidane tani është trajneri i parë që fiton Ligën e Kampionëve në tre sezone të njëpasnjëshme.

Gjithashtu Ronaldo fiton trofeun e pestë në karrierë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img