Policia e Kosovës ka njoftuar se janë zhdukur dy të mitur nga Fushë Kosova.
Sipas ankuesit, ata janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më dhe se kjo nuk është hera e parë që e bëjnë një veprim të tillë.
“Fushë Kosovë, 23.11.2020 – 16:00. Është raportuar se dy meshkuj kosovarë të mitur janë larguar nga shtëpia dhe ende nuk janë kthyer. Sipas ankuesit ata kanë dalë nga shtëpia edhe disa herë të tjera”, thuhet në raport./