Site icon PrishtinaPress

Zgjedhjet në Serbi: Deri në 16:00 votuan 36.8 % e qytetarëve

Procesi i zgjedhjeve presidenciale në Serbi është duke vazhduar ku nga ora 7:00 e mëngjesit janë hapur vendvotimet, kanë dalë për të votuar gjithsej 36.8 për qind e qytetarëve, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Votues të regjistruar në këto zgjedhje presidenciale serbe janë gjithsej 6 milionë e 724 mijë e 949 qytetarë.

Në garë janë 11 kandidatë për president të Serbisë.

Qytetarët kanë të drejtë vote deri në orën 20:00, kur edhe përfundon heshtja zgjedhore.

Exit mobile version