DS 7 Crossback është SUV i parë i këtij brendi i cili ofron një kabinë luksoze e shumë funksione autonome, transmeton koha.net.
Që nga ndarja me kompaninë Citroen e cila e kishte në pronësi atë në vitin 2015, DS ka qenë në njëfarë mënyre duke u plakur me veturat e saja, por me DS 7 Crossback, kjo markë ka hyrë në garë me veturat më të mira, si Audi Q5 e Range Rover Evoque.
Shefat e kompanisë DS e dinë se nuk munden thjesht të kopjojnë rivalët.
Drejtori i projektit Xavier Savignon ka thënë: Ne nuk jemi në të njëjtin nivel me rivalët premium në termet e profilit, kështu që ne duhet të bëjmë diçka ndryshe nga ta.
Dhe si rezultat i kësaj, dizajnuesit dhe inxhinierët kanë krijuar një model që sjell luksin dhe përsosjen me vete.
Më shumë shikoni videon e prezantimit të veturës luksoze DS 7 Crossback: