Pep Guardiola ka folur për shkarkimin e Claudio Ranierit dhe fitoren 3:1 te Leicester Cityt ndaj Liverpoolit.
Leicester City regjistroi një paraqitje mbresëlënëse në fitoren 3:1 ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e parë pas shkarkimit të trajnerit italian.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur i befasuar me shkarkimin e Ranierit, ndërsa thekson se fitorja e Leicesterit ndaj Liverpoolit, tregon se 65 vjeçari ka lënë trashëgimi të mirë te skuadra nga ‘King Power Stadium’.
“Isha i befasuar. Në fitoren e djeshme ndaj Liverpoolit ne pamë trashëgimin e tij”, deklaroi Guardiola.
“Mënyra se si luajtën ishte e jashtëzakonshme dhe kjo është trashëgimi prej Claudio Ranierit. Titulli i Premierligës që fituan do të kujtohet gjithmonë”.
“Kështu që për 50 vite, njerëzit do të flasin për suksesin e Leicesterit të arritur me këta lojtar”, ka shtuar spanjolli.