Site icon PrishtinaPress

Zbulohet shuma e majme që do ta fitojë fituesi i Kupës së Botës

Në prag të nisjes së Kupës së Botës, FIFA ka zbuluar shumat marramendëse që do të marrin kombëtaret. Raportohet se gjithsej do të shpërndahen 440 milionë dollarë.

Fituesi i Kupës së Botës do të shpërblehet me 42 milionë dollarë. Kjo është shifra më e lartë që do të ketë marrë ndonjëherë një kombëtare që ka fituar Botërorin. Franca e cila fitoi Kupën e Botës 2018 mori 38 milionë dollarë.

Shifrat që do të shpërndahen:

Fituesi i Kupës së Botës: 42 milionë dollarë (më shumë se 40 milionë euro).

Skuadra e dytë: 30 milionë dollarë ( 29 milionë euro).

Skuadra e vendit të tretë: 27 milionë dollarë (26 milionë euro)

Skuadra e vendit të katërt: 25 milionë dollarë (24 milionë euro).

Ekipet e renditura nga e pesta në të tetën: 17 milionë dollarë për ekip (më shumë se 16 milionë euro); 68 milionë dollarë në total.

Ekipet e renditura nga e nënta deri në të gjashtëmbëdhjetën: 13 milionë dollarë për ekip (afërsisht 12.5 milionë euro); 104 milionë dollarë në total.

Ekipet nga vendi i 17-të në vendin e 32-të: 9 milionë dollarë për ekip (pothuajse 8.5 milionë euro); 144 milionë dollarë në total./Prishtinapress/

Exit mobile version