Site icon PrishtinaPress

Dy klubet e mëdha shprehin interesim për Artetan

Manchester City dhe Barcelona janë klubet e interesuara për Mikel Artetan.

Sipas gazetarit, Graeme Bailey, klubet në fjalë po monitorojnë nga afër situatën e trajnerit spanjoll.

Man City po planifikon të mbajë Pep Guardiolan, por ai ende nuk e ka rinovuar ende kontratën, e cila skadon pas përfundimit të sezonit.

Nëse Guardiola largohet, atëherë klubi duhet të kërkojë një zëvendësues dhe Arteta është përfshirë në planet e “Qytetarëve”.

Ndërkohë, Barcelona e sheh 40-vjeçarin si opsion për të ardhmen, si një zëvendësues i mundshëm i Xavit.

Por, pavarësisht interesimit nga Barcelona dhe Man City, Arteta besohet se momentalisht është i fokusuar te Arsenali.

Skuadra e drejtuar nga ai prin në tabelë me 37 pikë, me 5 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Arsenali gjithashtu ka kaluar edhe fazën e grupeve në Ligën e Evropës.

Mikel Arteta me klubin nga Londra ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025./Prishtinapress/

Exit mobile version