Site icon PrishtinaPress

Zbulohet çfarë tha Dardan Molliqaj në Pejë: Vetëvendosja do të ndahet në dysh

Vetëvendosje do të ndahet në dysh. Kështu mendon Dardan Molliqaj i cili së fundmi ka vizituar qendrat e VV’së në Pejë. Kjo bindje e Molliqajt është zbuluar nga Berat Ganiqi, delegat i Këshillit të Përgjithshëm në VV. ” Dardani ka qenë kategorik se ai do të largohet dhe se tani kjo punë është e kryer, po ashtu ka përmendur edhe shifra se nëse ndahemi atëherë ndarja do të jetë 60 me 40″, ka shkuar Ganiqi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Unë kam qenë njëri nga ata që jam takuar me ish sekretarin e VV-së: Dardan Molliqaj në Pejë, në atë takim kemi diskutuar për problemet që janë në Lëvizje, deri në atë takim, siç jeni të njoftuar të gjithë ju, kam shkruar letër publike ku kam bër thirrje për bashkim, po ashtu kam pasur shpresë që Lëvizja mund të bashkohet, në atë takim edhe ajo pak shpresë më është shuar ngase edhe pas shumë lutjeve , Dardani ka qenë kategorik se ai do të largohet dhe se tani kjo punë është e kryer, po ashtu ka përmendur edhe shifra se nëse ndahemi atëherë ndarja do të jetë 60 me 40 , unë, ja kam sqaruar se një ndarje e tillë në Pejë nuk është ngase as 1 person deri me tani nuk është deklaruar se do të largohet, ndërsa nuk jam në dijeni për situatën në qendrat tjera, këtë gjë ja kanë thënë edhe disa anëtar tjerë të kryesisë që kanë qenë të ftuar në atë takim.
Deri në ato momente mendimet e mia kanë qenë të mjegulluara nga ai takim kam kuptuar dhe vërtetuar shumë gjëra që nuk kam dashur ti besojë.
Këtë sqarim ja kam borxh aktivistëve në Pejë që kanë menduar që takimi ynë ka qenë pjesë e planëve të ndarjes së VV-së në Pejë, por kjo është e vërteta !

Berat Ganiqi

Exit mobile version