Site icon PrishtinaPress

Zbulohet agjenda e Kosovës para ndeshjes me Bjellorusinë

Kombëtarja e Kosovës u është rikthyer ushtrimeve pas udhëtimit që e pati në Zvicër, ku e nxori një barazim, por që ishte i pamjaftueshëm.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar sot agjendën e Kombëtares së Kosovës, por edhe atë të Bjellorusisë, shkruan “Gazeta Express”.

“Dardanët” do të ushtrojnë nga ora 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali, ndërsa selektori Primoz Gliha do të mbajë konferencë për shtyp nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kurse, mysafirët nga Bjellorusia do të mbajnë konferencë për shtyp nga ora 18:30, po ashtu në stadiumin e kryeqytetit.

E për dallim nga Kosova, bjellorusët do të ushtrojnë në “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 19:00.

Kosova dhe Bjellorusia do të përballen mes vete nesër mbrëma në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Me këtë rast edhe do të mbyllet kampanja kualifikuese e Verdhekaltërve, të cilët fatkeqësisht nuk arritën të kualifikoheshin në Euro 2024. /Gazeta Express/

Exit mobile version