Home Lajme Arrestohet një person në Bërnjak, sulmoi disa zyrtarë policorë

Arrestohet një person në Bërnjak, sulmoi disa zyrtarë policorë

Është arrestuar një person në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, pasi i njëjti ka refuzuar t’i prezantojë dokumentet identifuese dhe lejen e qarkullimit, duke tentuar të largohet me veturë.

Më pas, gjatë arrestimit i dyshuari i ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë”.

“Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version