Një prej brendeve më të njohura dhe më tëdashura të modës, Zara, do të rihapë dyqanin e saj në Albi Mall më 26 qershor, duke sjellë përherë të parë në Kosovë konceptin më të rindërkombëtar të brendit, të cilin Zara tashmëe ka implementuar në disa nga qendrat më tërëndësishme tregtare në botë.
Dyqani i ri do të përfaqësojë një përvojë tëavancuar të blerjes, me dizajn të ri arkitektonik, ndriçim natyral, teknologji të integruar dhe njëstrukturë që reflekton qasjen më moderne tëmarkës ndaj mënyrës së ekspozimit tëkoleksioneve. Një risi e veçantë në këtë hapësirëdo të jetë prezenca e konceptit të ri tëkozmetikës, e cila sjell për herë të parë në vend linjën kozmetike të Zara-s, në një ambient elegant dhe bashkëkohor.
Përveç linjave për gra, burra dhe fëmijë, dyqanii ri do të reflektojë zhvillimet më të fundit tëmarkës në përputhje me konceptet e reja qëtashmë janë prezantuar në qendrat kryesore tëZara-s në botë.
“Jemi të entuziazmuar që më në fund do tëmund të ndajmë me klientët tanë këtë hapësirëtë re moderne. Ky është një zhvillim shumë irëndësishëm si për Zara-n, ashtu edhe për Albi Mall, si një destinacion i përkushtuar për tësjellë përvojën më të avancuar të blerjes nëKosovë,” u shpreh përfaqësuesi i Albi Mall.
Rihapja më 26 qershor shënon një moment tërëndësishëm për të gjithë adhuruesit e modësdhe stilit të jetesës, të cilët tani do të kenëmundësinë të përjetojnë një standard të ri tëblerjes.





