Site icon PrishtinaPress

Zafir Berisha: Vetëvendosje po ia bënë vetit qefin me këtë sondazh

Deputeti i NISMA-së për Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë se Vetëvendosje me sondazhin e fundit është duke ia bërë vetit qefin.

Ai ka thënë se NISMA për Kosovën ka ngritje rapide në muajt e fundit. Berisha ka thënë se realiteti është krejt tjetër me atë që e ka paraqitur Vetëvendosje përmes sondazhit të fundit.

“Këto sondazhe janë me ja ba qefin vetit. Matje tjera nuk kemi të renditjes së partive, ajo është sondazh për me ia bë vetit qefin. Ne kemi të dhëna të tjera që kemi ngritje rapide vetëm në 3-4 muajt e fundit, rreth 1 e 3 e besimit që kemi pasur para 6 muajve është në ngritje. Realiteti dhe sondazhi me ja ba qefin vetit nga Vetëvendosje janë krejt ndryshe”, ka thënë Berisha për lajmi.net.

Ndryshe sot Vetëvendosje e ka lëshuar një sondazh që konsideron se është partia e parë, ndërsa e dytë PDK-ja, e treta LDK-ja, ndërsa NISMA-në e ka radhitur me 3 për qind.

Exit mobile version