Milot Rashica ka premtuar se do të sulmojnë Kombëtaren e Islandës
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica premton lojë sulmuese ndaj Islëndës, në ndeshjen e 24 marsit që do të zhvillohet në Shkodër.
Ai po ashtu premtoj se do të vazhdojë me paraqitje të mira, ashtu sikurse te Vitesse.
“Kemi kualitete shume të mira sulmuese dhe Islandën do ta sulmojmë. Unë jam në formë dhe besoj të vazhdoj edhe me Kosovën me paraqitje të mira”, tha Rashica pas stërvitjes së sotme.
Kujtojmë se ekipi i Kosovës tashmë është nisur për Shkodër, atje ku do të zhvillohet ndeshja me Finlandën.