Gjysmë ore nga koha e thirrjes, kryekuvendari Glauk Konjufca nisi vazhdimin e seancës që u ndërpre javën e shkuar.
Rendi ishte te propozimi i PDK-së për shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës, për publikimin e lajmit të Slobodna Bosnës në korrik të këtij viti.
Kjo nuk po i duket e sinqertë pushtetit, që kritikuan partitë opozitare se e humbën ndikimin në transmetuesin publik. Por nga PDK-ja mendojnë se huqja e RTK-së nuk kapërdihet lehtë.
Edhe AAK-së iu dhimbs mediumi shtetëror, që vlerësoi se ka pasur hijeka që nga paralufta. Një krahasim të gjendjes aktuale me ish-regjimin, e bëri edhe LDK-ja.
Kërkesa pati edhe një deputete e komunitetit turk, për disa gazetarë që u pensionunan. Për PDK-në, VV-ja po do të duket sikur ta, por atyre nuk iu bien teshat taman.
Në mungesë kourumi, kërkesa për shkarkimin e bordit të RTK u shty, e seanca u mbyll.