Site icon PrishtinaPress

Rasti i dhunimit të 9-vjeçares, Prokuroria ka prova të mjaftueshme se është kryer vepra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielen në Pejë.

Atje dyshohet se një vajzë e mitur e moshës 9-vjeçare është dhunuar nga një 26-vjeçar i cili është arrestuar nga policia.

Ndaj tij sot prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, derisa nesër me dyer të mbyllura do të mbahet edhe seanca për caktimin e kësaj mase.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë gazetari Valdrin Daci.

Ai në Klan Kosova bëri të ditur se viktima ishte dërguar për ekzaminimin mjekësor, derisa organi i akuzës ka mjaft prova se vepra është kryer.

Exit mobile version