Lëvizja Vetëvendosje të hënën është përballur në Gjykatë me Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”.
Shef i Grupit të Asamblistëve të VV-së Gëzim Sveçla, tha se kryetari Përparim Rama me heshtje po e toleron krimin dhe po e mbron këtë projekt të paligjshëm.
Kurse Egzon Azemi, tha se projekti është shumë i dyshimtë e 17 mijë metra katrorë të qytetarëve “janë në rrezik”.
“Shumë kohë pasi u zgjodh fituesi, u kuptua se bëhej fjalë për projektin më gjigant të ndërmarrjes sa i takon banimit. Projekt 200 milionë euro, 17 mijë metra katrorë”.
VV-ja, i ishte drejtuar në muajin gusht Gjykatës Themelore të Prishtinës, me padi për anulimin e kontratës “Kontratë për ndërtimin e objektit të përbashkët banesor-afarist”./Prishtinapress/