Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka dorëzuar sot kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit, shkruan Gazeta Express.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se kallëzimi penal ka të bëjë me objektin ku janë të vendosura zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Nga VV kanë thënë se po presin nga organet e drejtësisë që të marrin, ndaj siç kanë thënë ata keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.
“Më 6 prill 2022, mbajtëm Konferencë të Jashtëzakonshme duke prezantuar refuzimin e lejes nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, që ia kishin bërë LDK-së. Pavarësisht kësaj, ata sërish kishin ndërhyrë në këtë objekt. Ne, në konferencë paralajmëruam që jemi duke e përgatitur një kallëzim penal. Dy javë më vonë, ndonëse shpresuam se Drejtoria e Inspekcionit do të marrë masa, një gjë e tillë nuk ndodhi, prandaj edhe sot deponuam këtë Kallëzim Penal. Presim nga organet e drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që e keqpërdoren detyrën zyrtare duke toleruar ndërtime pa leje në qendër të qytetit. Dhe, ftojmë LDK-në që të tërhiqet nga kjo traditë e saj, sepse po e ngulfat Kryeqytetin”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë deponon Kallëzim Penal ndaj Drejtorisë së Inspekcionit
Sot, Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LVV-së, Gëzim Sveçla dhe Arianit Beqiri, kanë dorëzuar Kallëzim Penal, në Gjykatën Themelore, Departamenti për Krime të Rënda, për keqpërdorim të detyrës zyrtare të Inspektorëve të Drejtorisë së Inspekcionit në Komunën e Prishtinës duke mos ndërhyrë në objektin pa leje të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Më 6 prill 2022, mbajtëm Konferencë të Jashtëzakonshme duke prezantuar refuzimin e lejes nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Urbanizmit, që ia kishin bërë LDK-së. Pavarësisht kësaj, ata sërish kishin ndërhyrë në këtë objekt. Ne, në konferencë paralajmëruam që jemi duke e përgatitur një kallëzim penal. Dy javë më vonë, ndonëse shpresuam se Drejtoria e Inspekcionit do të marrë masa, një gjë e tillë nuk ndodhi, prandaj edhe sot deponuam këtë Kallëzim Penal.
Presim nga organet e drejtësisë që të marrin masa ndaj atyre që e keqpërdoren detyrën zyrtare duke toleruar ndërtime pa leje në qendër të qytetit. Dhe, ftojmë LDK-në që të tërhiqet nga kjo traditë e saj, sepse po e ngulfat Kryeqytetin.