Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku u diskutua për Kosovën, iu kundërpërgjigj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili e akuzoi atë se po fut para me thasë në vendin tonë me valutën e dinarit, është marionetë e Rusisë dhe se si në Serbi u rrah politikani serb Nikolla Sandulloviq.
Vuçiqi tha se Serbia i ka angazhuar britanikët qe t’i bartin paratë e tyre në Kosovë me thasë për pensione, paga dhe asistencë sociale.
Ndërkaq sa i përket rastit të politikanit serb, Nikolla Sandulloviq, kreu i shtetit serb tha se Sandulloviqi vetëm një herë ka marr pjesë në zgjedhje dhe ka marr 0.01 % të votave, dikur”.
Ai po ashtu foli edhe për sulmin në Banjskë.
“Ne si shtet e kemi dënuar sulmin e 24 shtatorit. Por ata kanë dashur ta bëjnë mbrojtjen e pragut të tyre. A kanë bërë mirë? Nuk e besoj. Filluam procesin e hetimeve ndaj kësaj ngjarjeje dhe do të shohim edhe aktakuzat”.
Kurti po ashtu e akuzoi Vuçiqin se është marionetë e Rusisë, dhe ndaj kësaj deklaratë kreu i shtetit serb u shpreh: “Si president krenar i Serbisë po ju them që Serbia është shtet i pavarur, sovran e liridashës, nuk jemi marioneta të askujt, e as të ShBA-së e as të Rusisë e as të ndonjë vendi tjetër në botë”.