Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë gjatë ditës së sotme dhe ditët e ardhshme në vendin tonë.
Sot pritet të ketë intervale më të gjata me diell, por edhe vranësira.
“Temperaturat në mëngjes zbresin në 2C e 4C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 14C e 16C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 6-14m/s, me hove deri në 20m/s në pjesë të Dukagjinit e Drenicës.”
“Butë mbetet edhe përgjatë fundjavës, me më shumë vranësira. Temperaturat maksimale zbresin në 13C e 14C. Ditën e diel po parashihen kushte edhe për të reshura shiu. Java vijuese fillon me më shumë vranësira dhe të reshura shiu kohë pas kohe. Temperatura zbresin në 10C e 11C.”