Site icon PrishtinaPress

Vuçiq dhe Putin takohen në shtator, temë kryesore zgjidhja e çështjes së Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohet në Moskë  më 15 shtator me presidentin rus, Vladimir Putin.

Sipas gazetës serbe ‘Novosti’, gjatë këtij takimi tema kryesore mes homologëve do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Para këtij takimi, Vuçiq do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në raundin e ri të dialogut i cili pritet të mbahet në javën e parë të shtatorit.

Në takimin e fundit Vuçiq-Putin, u bë e ditur se Rusia do të monitorojë përmbajtjen e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe në veçanti ndikimin e faktorit ndërkombëtar për këtë çështje në mënyrë që të reagojë menjëherë.

Vuçiq ka theksuar se është e pamundur të arrihet zgjidhje për Kosovën pa pëlqimin e Rusisë në Kombet e Bashkuara.

Presidenti serb do të vizitojë edhe Nju Jorkun ku edhe atje do të diskutojë për Kosovën dhe tema tjera të rëndësishme me zyrtarë ndërkombëtarë të cilët do të jenë  pjesë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gazeta thekson se Vuçiq do të qëndrojë në SHBA nga data 24 deri më 28 shtator ku do të takohet edhe me presidentin Donald Trump.

Exit mobile version