Site icon PrishtinaPress

Vuçiq bisedoi shkurt me Thaçin në Ankara, thotë se diskutimet e vështira do të bëhen në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Ankara, ku po qëndrojnë të dy në inaugurimin e Erdoganit.
Megjithatë presidenti serb deklaroi se zhvilloi bisedë të shkurtër me Thaçin, pasi theksoi se diskutimet e vështira pritet t’i zhvillojnë në Bruksel.

“Me të kam biseduar shkurt pasi kishte shumë njerëz, dhe na presin përsëri bisedime më të vështira në Bruksel”, deklaroi Vuçiq.

Tutje Vuçiq nuk dha ndonjë datë se kur mund të vazhdojë dialogu.

I pyetur nëse një gjë e tillë do të ndodhë më 25 korrik, ai deklaroi se ka pritur që negociatat të vazhdojnë edhe më herët.

“Mendova se do të ndodhte edhe më herët, por ata nuk po e marrin parasysh fjalën time”, deklaroi Vuçiq.

Presidetni serb edhe një herë theksoi se nuk e di nëse do të arrihet një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

“Shumë herë kam thënë se nuk jam i sigurt. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, përfundoi Aleksandar Vuçiq.

Gjatë vizitës së tij në Ankara, Thaçi pati takime edhe me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

Exit mobile version