Site icon PrishtinaPress

Thaçi: Avramopoulos më konfirmoi se nuk do të vonohen lajmet e mira për vizat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Komisioneri i Bashkimit Evropian për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, i ka konfirmuar se së shpejti do të vijnë lajme të mira për liberalizim vizash për kosovarët.
Thaçi në Facebook ka shkruar se Kosova meriton të hyjë në zonën Shengen.

“Edhe Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos më konfirmoi se Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj më të drejt presin lajme të mira për liberalizimin e vizave dhe se ato nuk do të vonojnë”, ka thënë Thaçi.

“Qytetarët e Kosovës me padurim presin që ky proces të përmbyllet, duke i hapur rrugë lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kosova meriton të bëhet pjesë e mobilitetit në Evropë”, ka theksuar ai.

Exit mobile version