Site icon PrishtinaPress

Vrasje në tentativë në Vushtrri/ Arrestohen tre persona, njëri bëhet për spital

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. 

Sipas policisë, si pasojë e përleshjes, një person ka pësuar lëndime, ku më pas të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Nga deklarata e autoriteteve mjekësore viktima është goditur nga një mjet i fortë metali.

“Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në proceduë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit“, thuhet në njoftimin e Policisë, ku tutje raportohet se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Exit mobile version