Site icon PrishtinaPress

Vetura e godet dhe e lë të vdekur në vend këmbësorin në Malishevë

Mbrëmë një këmbësor ka vdekur në fshatin Kijevë të Malishevës, pasi është goditur nga një veturë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatur ekipi mjekësor, teksa në pranga është vënë shoferi i veturës.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Me vendim të prokurorit, shoferi është dërguar në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Exit mobile version