Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për viza turistike.
Me anë të një postimi në Facebook, Ambasada ka dhënë një këshillë mbi përfitimin e kësaj vize. Ajo ka njoftuar sot se heq garancinë e sponsorit për të gjithë ata që aplikojnë për vizë turistike.
“Ja dhe këshilla mbi vizat për këtë javë: nuk na duhet garancia nga sponsori kur aplikoni për vizë turistike (e kategorisë B1/B2), kështu që lëreni garancinë në shtëpi!
Jemi në pritje të bashkëbisedimit me ju sot dhe përgjatë javës!”- njofton Ambasada në faqen e vet në Facebook.