Deputeti në Kuvendin e Kosovës Nenad Rashqi mendon se votimi për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi nuk mund të ndodhë javët e ardhshme, duke shtuar se ftesa e Isa Mustafës për kthimin e serbëve në institucione është joserioze, transmeton koha.net.
Kryeministri Mustafa ka paralajmëruar se Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi do t’i dërgohet Kuvendit për ratifikim brenda disa ditësh dhe se në seancën e Kuvendit do të marrin pjesë deputetët e Listës Srpska.
“Ne nuk kemi arritur kompromis lidhur me votimin e demarkacionit. Nganjëherë vërtetë s’i kuptoj kolegët nga Qeveria, në veçanti kur pohojnë se një pikë e rendit të ditës do të vihet në Kuvend. Ne fare nuk kemi pasur marrëveshje që për këtë të debatohet e lëre më që të votohet për të”, citon radiokim të ketë thënë Rashiq.
Duke folur për kthimin në institucionet e Kosovës, Rashiq ka thënë s ftesat e kryeministrit kosovar Mustafa janë “shabllone”.
“Pos atyre ftesave shabllone dhe iniciativave Natalia Apostolovës që përpiqet t’i afrojë qëndrimet tona, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Ato që kryeministri i quan ftesa, unë i quaj ftesa shabllone për plotësimin e lajmeve ditore . Nuk ka pasur ftesë serioze. Mendoj se është joserioze që ftesat të bëhen në atë mënyrë”, thotë Rashiq.
Deputetët e Listës Srpska kanë ngrirë pjesëmarrjen në Kuvendin e Kosovës pas miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investime strategjike.