Site icon PrishtinaPress

Veseli: Opozita të protestojë për deklaratat e Vuçiqit, e jo për Hashim Thaçin e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur edhe njëherë për deklaratat e presidentit serb  në Kosovë, Aleksander Vuçiq.

Veseli ka thënë se Vuçiqit do t’i lejohej hyrja përsëri në Kosovë nëse ai vjen si president i një shteti mik, mirëpo nuk do të lejohen deklaratat pro Millosheviqit, të cilat ai thotë se me qëllim janë bërë mbi pendë(digë).

“Po paguj çmim duke më sulmuar në mediat serbe për krimet të cilat Millosheviqi ka kryer ne duhet t’i dalim përballë popullit tonë” ,ka thënë Veseli.

“Pse ka ardhë si president serb le të vjen, e lejojmë edhe nesër, por mesazhet të cilat të cilat i dërgon janë mbi pendë (digën e Liqenit të Ujmanit). Nuk ka vend në botë që demonstrohet mbi pendë. Të jeni edhe ju më të zëshëm. Unë kam kërkuar nga partnerët tanë evropianë shpjegim pse pikërisht mbi pendë, pse nuk ka shkuar në Zubin Potok, për këtë është dashur të mbajë opozita protestë e jo për Hashim Thaçin, i cili është i UÇK-së”, ka thënë tutje Veseli.

Kujtojmë se ditë më parë Vuçiq vizitoi Kosovën, mirëpo nuk u lejua të shkojë në fshatin Banjë të Komunës së Skënderajt, pas një proteste të organizuar nga banorët e asaj zone.

Exit mobile version