Site icon PrishtinaPress

Veseli hap konventën e PDK’së, shpërthejnë duartrokitjet për Thaçin

Partia Demokratike sot ka hapur konventën zgjedhore. Kryetari aktuali i partisë, Kadri Veseli, ka falënderuar paraardhësi e tij, Presidentin Hashim Thaçi, për atë që i ka dhënë partisë, për të treguar se raportet e tyre nuk janë të acaruara.

Veseli i dha meritat presidentit Thaçi, ndërsa salla ku po mbahet konventa shpërtheu me duartrokitje. Kjo i dëshmoi Veselit sa i dashur është akoma Thaçi në partinë e tij.

Kryetari i tanishëm i PDK’së zgjodhi që hapjen e konventës, me të cilën nis zyrtarisht periudha zgjedhore për kryetar të partisë, ta bëjë me emrin e Presidentit Thaçi.

Kjo tregon se Veseli e Thaçi kanë përmirësuar raportet, të cilat supozoheshin të ishin të acaruara. Veseli para disa ditësh publikisht kritikoi vizitën që Presidenti Thaçi pati bërë në Liqenin e Ujmanit.

Madje, siç ka konfirmuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, Veseli po bëhej gati t’i shkarkonte disa prej ministrave të PDK’së. Raportohej se këto shkarkime vinin pas Veseli ishte irrituar nga ndikimi që edhe më tutje ka Thaçi në PDK.

Exit mobile version