Site icon PrishtinaPress

Vazhdojnë aktivitetet kundër dhunës ndaj fëmijëve

Në kuadër të Javës kundër dhunës ndaj fëmijëve, po organizohen aktivitete të ndryshme që kanë për qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve, prindërve dhe e gjithë shoqërisë në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe përmirësimin e pozitës së tyre në Kosovë, si dhe mbrojtjen e tyre me një ligj të veçantë.
Në kuadër të kësaj jave, sot në Prishtinë mbahet konferenca e përbashkët me të gjithë akterët përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtat e tyre, ku do të bisedohet se çfarë duhet të bëjë shteti në mbrojtjen e fëmijëve.
Aktivitetet organizohen nga Organizata joqeveritare “Syri i Vizion” Organizatës “Save the Children”.

Exit mobile version