Site icon PrishtinaPress

Lauka: Rama s’e njeh çështjen e Kosovës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, e ka cilësuar si “misionar të plehut” kryeministrin shqiptar Edi Rama, për të cilin pati shumë kritika lidhur me vizitën që ai pati në Serbi në fillim të tetorit.
Lauka gjatë një interviste në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, është shprehur se mendon që Rama ka gabuar me vizitën në Beograd, dhe ka thënë se ai nuk mund t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët.
Edi Rama, “misionari i plehut” i cili e bëri pleh punën e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, nga Beogradi.
Edi Rama gjatë vizitë së tij të parë në Kosovë, nuk e  ka përmendur fare emrin e Ibrahim Rugovës, me çka dëshmoi se nuk e njeh mirë Kosovën”.
Njeriu që dikur ka përfaqësuar zyrën diplomatike të Tiranës në Prishtinë, po konsideron se tendenca për t’i pajtuar shqiptarët e serbët që u shpreh gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd ku Rama mori pjesë, ishte e gabuar sepse pa Kosovën, nuk mund të ketë pajtim me Serbinë.
“Para se të shkohej në Beograd, duhej menduar mirë. Forumi ku mori pjesë Rama, ishte forum sigurie dhe tema ishte pajtimi i shqiptarëve me serbët. Rama s’mund t’i prezantonte të gjithë shqiptarët në Serbi. Ai nuk e kishte një prokurë nga shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e as të Malit të Zi. Rama do duhej t’iu thoshte organizatorëve se nëse duan që t’i pajtojnë shqiptarët me serbët, do duhej ftuar në diskutim së pari Kosova. Në rast se nuk pajtohet Serbia me Kosovën, për çfarë pajtimi do të flisnim?”, ka thënë Lauka për Orën e Fundit.
Sipas tij, debati “kosovar versus shqiptar” që shpërtheu pas vizitës së Ramës në Beograd, nuk ka vend në mes shoqërive të të dyja vendeve.
“Debati mbi çështjen Kosovë –Shqipëri është i panevojshëm dhe i dëmshëm. Kemi shumë sfida dhe gjëra të tjera me të cilat duhet të merremi pa humbur kohë në një debat artificial dhe shterpë. Për mua ka kosovarë po që janë shqiptarë, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë vijnë nga krahina të ndryshme. Kosova ka qenë krahinë e Shqipërisë, por tani është shtet dhe ka identitetin e vet të spikatur shtetëror”.
Mirëpo në anën tjetër, sipas tij, nuk ka kuptim që kosovarët të cilësohen sikur popull me një tjetër kombësi.
Mirëpo të thuhet se kosovarët janë tjetër komb, është diçka absurde”, ka thënë ai.
Lauka ndër të tjerash, ka thënë se kryeministri shqiptar para se të dalë e t’i rregullojë punët e Kosovës ka mjaft të tilla për të kryer në Shqipëri dhe po ashtu, ka deklaruar se Rama po bie pre e komplimenteve të kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Exit mobile version