Site icon PrishtinaPress

Ushqimi që saboton humbjen e peshës pas të 50-ve

Nuk është sekret që trupi juaj kalon nëpër shumë ndryshime me kalimin e moshës. Nuk është një fakt argëtues për t’u dëgjuar, por sipas ACE Fitness, është e zakonshme që njerëzit të jenë më pak aktivë, të djegin më pak kalori dhe për këtë arsye të shtojnë kilogramë të tepërt ndërsa plaken. Për shkak të kësaj, të qëndrosh në formë në moshën 50 vjeç e lart është mjaft sfiduese. Ushtrimi i përditshëm është çelësi, së bashku me një dietë të duhur, dhe nutricionistët theksojnë se si disa ushqime mund të sabotojnë humbjen e peshës më vonë në jetë.

Siç raportohet nga Eat This, ka ushqime, marrja e të cilave mund ta bëjë shumë më të vështirë ruajtjen e një peshe të shëndetshme. Të gjitha këto janë ushqime të pasura me natrium dhe yndyra të ngopura, lëngje frutash me sheqer të shtuar dhe ëmbëlsira. Një nga ushqimet që hahet shpesh për mëngjes është buka e thekur me reçel ose marmelatë, e cila saboton edhe rënien në peshë pas të 50-tave.

“Reçelrat e blera shpesh përmbajnë sasi të mëdha sheqernash të rafinuar, të cilët janë krejtësisht të pashëndetshëm, por edhe nxisin shtimin në peshë. Vetëm dy lugë gjelle nga ky ushqim çdo mëngjes kanë një shumë të tmerrshme kalori që sabotojnë mbajtjen e një peshe të shëndetshme”, paralajmëron dietologia Keri Guns./Prishtinapress/

Exit mobile version