Ministri për Kthim dhe Komunitetet Nenad Rashiq ka shprehur shqetësimin për ndalimin e këshilltares Rada Trajkoviq në Merdare nga ana e Policëve serbë.
Ai kërkoj nga Qeveria që të gjejë një rrugë për lirimi e saj.
“Dje këshilltarja ime duke ardhur nga drejtimi i Begoradit në Merdar është ndaluar 4 orë, ajo ka pasur takime të caktuara edhe me ambasadorin Hovienir, ajo prapë është ndaluar dhe ajo ende është duke u mbajtur e ndaluar, ajo ka diabet dhe ajo është që 15 or e mbetur atje, ia kanë marrë dokumente dhe ajo pret”.
“Me vjen keq për Trajkovic një grua me moral të lartë ajo i ka ndihmuar shumë njerzëve dhe dëshiroj të ju lus nëse është e mundur qysh sot nga kabineti të dërgoni një shkresë QUINT që të bisedojnë më Beogradin sepse janë i brengosur për shkak të gjendjes shëndetësore”.
Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit se gjatë ditës do të gjejnë një zgjidhje.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha se me të marr lajmi kanë ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm si dhe për këtë rast janë njoftuar edhe ambasadat e QUNT-it.
“Me të marr lajmin kemi ndërmarr të gjitha hapat zyrtarë, zyra jonë është aktive edhe ambasadat e QUNT-it janë në lëvizje dhe besoj që është një kohë e shkurtër që Trajkoviq do të lëviz”, tha ajo.
Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës dhe këshilltare e Nenad Rashiqit, ministër në Qeverinë e Kosovës, ka më shumë se 12 orë në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdare.
Ajo gjithashtu deklaroi se Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) ka marrë përgjegjësinë për ndalimin e saj.
Siç ka shkruar ajo gjatë natës në Twitter, mes personave që i janë drejtuar dyshohet se është edhe një përfaqësues i BIA-s./Prishtinapress/