I pari që është kujtuar për ta uruar ka qenë presidenti Ilir Meta.
Në mesazhin e tij Meta uron Canën për 93-vite të tjera të lumtura, ashtu si numri i ndeshjeve që luajti me kombëtaren, dhe kujton se si kapiteni udhëhoqi ekipin drejt arritjes historike “Francë 2016”.
Mesazhi i Metës:
“Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.
Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Evropianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë.
Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij”. /Gazeta Express/