Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton opinionin se UP-ja përkrah grevën e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Në këtë takim, dekanët njoftuan që si pasojë e grevës, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës janë pezulluar në mënyrë të tërësishme të gjitha proceset administrative dhe akademike.
Situata e krijuar ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek palët brenda dhe jashtë Universitetit, të cilat kërkojnë ekzekutimin e kërkesave të tyre, në veçanti të kërkesave të adresuara në mënyrë emergjente.
Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, UP apelon tek palët e përfshira që të mundësojnë daljen nga kjo bllokadë dhe të vijohet me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe administrativ në institucionet arsimore.