Site icon PrishtinaPress

E ardhmja e futbollit të Kosovës po vendoset në Durrës!

FFK-ja konfirmon se anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të saj janë tubuar në Durrës të Shqipërisë për ta aprovuar projektin strategjik për vitet e ardhshme!

E pazakontë! Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka zgjedhur Durrësin e Shqipërisë për të marrë vendime për të ardhmen e futbollit kosovar, raporton Gazeta Express.

Vendimmarrësit e futbollit tonë janë tubuar në Durrës për ta aprovuar një projekt strategjik për vitet e ardhshme.

“Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, është mbledhur, sot, në Durrës, në takimin e parë për vitin 2019. Gjatë këtij takimi ndër të tjera do të bëhet aprovimi i rregulloreve dhe sistemit të punës në FFK. Pastaj, do të aprovohet projekti strategjik i FFK-së për vitet në vijim, si dhe riorganizimi i sektorëve të FFK-së”.

Vetëm kaq thuhet në një njoftim të lëshuar nga shtëpia e futbollit kosovar.

Exit mobile version