Këto pajisje do të rrisin më tej kapacitetet e FFP-së, veçanërisht Njësisë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zbatimin e Ligjit (ILECU), sektor ky që lufton trafikimin e paligjshëm të armëve.
Pika Referuese për Armë të Zjarrit (FFP) është e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe tani po përdoret si praktikë më e mirë për juridiksionet fqinje në vendosjen e pikave të tyre referuese, duke e bërë Kosovën një eksportues të sigurisë. Përveç kësaj, sipas Planit të Veprimit të Evropës Juglindore, Pika Referuese e Armëve të Zjarrit është një domosdoshmëri në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të armëve.
Z. Riza Shillova, Drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës dhe përfaqësuesit e UNDP-së, Znj. Marta K. Gazideda, Manaxhere e Portofolit për Qeverisje dhe Ndërtim të Paqes dhe Zëvendës Koordinatore e Programit dhe Z. Alain Lapon, Menaxher i Projektit të KSSP-së deklaruan që ky partneritet do të mbështet mëtej zhvillimin e politikave dhe teknikave të gjurmimit, duke përforcuar nivelin e hetimit të krimeve me armë në Kosovë.
Këto pajisje teknike i ka mundësuar kontributi financiar nga Fondi i Mirëbesimit i OKB-së për Mbështetjen e Bashkëpunimit për Sistemimin e Armëve (UNSCAR).