Site icon PrishtinaPress

Ukraina sulmon Moskën vetëm disa orë përpara takimit me ShBA-të për paqe

Së paku një person ka mbetur i vrarë dhe tre të tjerë të plagosur pas një sulmi masiv me dronë gjatë natës në Moskë dhe rajonin e kryeqytetit rus.

Sipas BBC-së, ky është sulmi prej më të mëdhenjve që kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, teksa rrjeti i trenave është pezulluar dhe janë vendosur kufizime në aeroportet e Moskës, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi vjen vetëm disa orë përpara një takimi të ngushtë midis përfaqësuesve nga ShBA-ja dhe Ukraina në Arabinë Saudite, i fokusuar në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka raportuar se 337 dronë ukrainas ose u kapën ose u shkatërruan gjatë natës në Moskë dhe nëntë rajone të tjera ruse.

Exit mobile version